Showbiz
Gjithçka që nuk dini për albumin e ri të Dua Lipës…
6 muaj më parë


Albumi i tretë i Dua Lipës do të jetë historik, pasi ylli i muzikës pop ka mbledhur një ekip të mrekullueshëm për të punuar për të. Mark Ronson si dhe kompozitori Tobias Jesso Jr. fituesi i çmimit Grammy, i cili ka krijuar muzikë për Harry Styles dhe Adele, janë dy nga bashkëpunëtorët e saj.
Dua zbuloi në dhjetor se albumi i saj i ri do të jetë “shumë i ndryshëm” nga albumet e mëparshme dhe do të dilte shumë ndryshe nga ajo artistja që ne kemi mësuar të shohim deri tani.
Përveç planeve në muzikë Dua Lipa po përflitet edhe për lidhjen e saj me ish partnerin e Rita Orës, Romain Gavras.