Showbiz
Gjiko akuzohet për ngacmim ndaj një të miture.
23 Mars, 2022 | 6:52 pm

Asdren Gjikolli,i njohur për publikun si Gjiko është këngëtari shqiptar që numëron shumë hite personale por edhe bashkëpunime me këngëtarët më në zë.
Së fundmi mësohet se do të dalë para gjykatës pasi akuzohet për ngacmim intim ndaj një të miture.
Bashkëshorti i moderatores Elita Rudi dhe babai i dy fëmijëve,akuzohet sipas mediave Kosovare se reperi ka gënjyer të miturën se do ta ndihmonte të bëhej këngëtare.
Është “Front Online” ajo që ka siguruar aktakuzën e vitit 2017 që akuzon reperin për marrëdhënie intime me të miturën pasi e kishte ftuar këtë të fundit në shtëpinë e tij duke i dhënë edhe lëndë të palejuara.
Sipas “Front Online”,Gjiko do të dalë para gjykatës ditën e premte për të mësuar edhe masën e sigurisë.
Kjo është deklrata e Forcave të Rendit sipas “Front Online”