Showbiz
Gjesti që bën Poem Vula për gjyshe Xherin do të lumturonte çdo gjyshe
2 vite më parë

Poem Blu Vula vajza e reperit Ledri Vula,është një nga fëmijët më simpatik të Instagramit dhe showbizit jo më kot ka më shumë se 60 mijë ndjekës në rrjetet sociale. Por sot nuk duam për “influencën” që vogëlushja ka në rrjetet sociale, por për gjestin që ka bërë kundrejt gjyshes së saj, Xheri Vula.
Xheri ndodhet në Santorini me bashkëshortin e saj, Agron Vula dhe një grup miqsh por të voglën duket se e ka marrë malli për gjyshen e saj.
Edhe pse gjyshe Xheri nuk është fizikisht në shtëpi emisioni i saj është në transmetim dhe vogëlushja kur e ka parë në televizor ka vrapuar drejt ekranit dhe e ka puthur gjyshen e saj.
Çdo gjyshe do të lumturohej sa bota nëse nipi ose mbesa do të bënte të njëjtin gjest si Poem.