Kryefjala Logo

Gjesti dhe Egli bëhen bashkë për ti prishur dasmën Loredanës dhe Jozit. Flitet se produksionit i doli situata nga kontrolli dhe i ka ndaluar

2 Shkurt, 2025 | 6:07 pm

Siç rëndom ndodh çdo vit, në Big Brother VIP Albania 4 do të organizohet sonte (e diel) një dasmë.

Banorët kanë zgjedhur çiftin e tyre dhe në bazë të votave ishte Jozi dhe Loredana, ndonëse në garë qenë edhe Egli me Gjestin e Krisa me Tirin.

Ata më pas vazhduan duke zgjedhur dëshmitarët e kësaj ceremonie si dhe ftesat, ani pse lënë jashtë dy konkurrentë pikërisht Rozanën dhe Laertin. Ndërkohë Gjestit dhe Livias i erdhi ndëmend një ide, të bëjnë një dasmë të dytë brenda shtëpisë, mes Gjestit dhe Eglit. Edhe pse Gjesti është shprehur se nuk ka një ndjenjë të qartë per Eglin, ata bëhen bashkë për ti prishur dasmën Loredanës dhe Jozit. Flitet se produksionit i doli situata nga kontrolli dhe i ka ndaluar të bëjnë një gjë të tillë.

Të ngjashme