Showbiz
Gjërat po bëhen serioze? Familjarët e Endri Çekiçit dhe Megi Pojanit takohen në Stamboll!
16 Shtator, 2022 | 4:42 pm
Kryefjala.com ishte ajo që zbuloi e para romancën mes futbollistit shqiptar Endri Çekiçi dhe show girl Megi Pojanit. Ndonse së fundmi udhëtimet e saj drejt Turqisë kanë qenë të shumta. Por duket se nuk ka mbetur me kaq!
Kryefjala.com ka zbuluar nga rrjetet sociale të prindërve të Endrit se pak ditë më parë ata kanë udhëtuar drejt Stambollit e vazhdojnë të qendrojnë atje. Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme edhe Megi Pojani është nisur bashkë me motrat e saj ku dhe kanë postuar foto në Instagram. Pra të dyja familjet ndodhen në Stamboll!
Mos ndoshta takimi i parë familjar mes çiftit sapo ndodhi? Ne presim dhe jemi gjithë sy e veshë.