Showbiz
Getoar Selimi rrëfehet për herë të parë: Kur lindi Marget zbulova për sëmundjen time!
6 Shkurt, 2023 | 2:09 pm
Mbrëmja e sotme ka qenë mjaft e veçantë dhe speciale në “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës. Të ftuarit e kësaj mbrëmje kanë qenë Getoar Selimi dhe Mc Kresha. Dy reperët janë vendosur përballë në një sfidë përsa I përket prindërimit, duke qenë se tashmë të dy janë prindër.
Teksa dy vogëlushe u bënin pyetje, një ndër pyetjet për Getin ka qenë:cili ka qenë mendimi I parë kur ke marrë Marget në krahë? Për herë të parë Geti ka treguar se teksa Marget po lindte ai ka zbuluar për një sëmundje të tijën të rëndë për të cilën sot është gjithçka n rregull, ama në momentin e parë që ka marrë Marget në krah ka harruar çdo gjë dhe ka menduar se çdo gjë do shkojë në rregull.
Ka qenë ky një moment mjaft emocionues, ndonse Geti nuk ka dashur ta prek më tej këtë moment, gjithësesi ishte një rrëfim tepër I ndjerë.