Showbiz
Getoar Selimi flet për sëmundjen e rëndë. “Mund të humbisja zërin!”
3 muaj më parë


Getoar Selimi ka rrëfyer në një intervistë për sëmundjen e rëndë, nga e cila mund ta humbte edhe zërin.Ai tha se kur e ka marrë vesh donte patjetër të bënte të pamundurën që të shpëtonte për shkak të vajzës.
Getoari zbuloi se sëmundjen e mësoi gjatë një kontrolli shtatzanie të Marinës, ku nga një kontroll rastësor të bërë edhe nga vetë ai, mjekët i thanë se kishte 4-5 vite me këtë sëmundje dhe se duhej operuar.
U takova me një doktor në Itali. Më tha puna jote është pak delikate. Nuk mundem ta mbaj private se del. Unë doja me e kry, nuk i mendoja të tjerat. U operova në Padova, shkoi shumë mirë. U ktheva, çdo gjë shkoi me sukses”- tha më tej Getoari.