Getinjo reagon për herë të parë për pjesëmarrjen në “Big Brother Vip Kosova” dhe na bëri pak lëmsh

3 muaj më parë

Një ditë më parë u bënë publike disa nga emrat e personazheve të njohur që do të jenë banorë të edicionit të parë të “Big Brother Vip Kosova”.

Reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu si dhe këngëtari Art Abazi, i cili e ka mohuar pjesëmarrjen në këtë reality show. Por ka ardhur menjëherë reagimi i parë nga Getinjo i cili duket se nuk e ka vendosur ende nëse do të jetë pjesë e kastit ose po i pëlqen të luajë pak me mediat dhe gazetarët.

Big Brother Vip Kosova” ka bërë tashmë të ditur edhe datën e fillimit të edicionit të tij të parë dhe që është 5 DHJETOR-i. Programi do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi ndërsa në poltronat e opinionistëve do të ulen Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.

Të ngjashme