Showbiz
Getinjo bën rrëfimin prekës: Daja im mbyti veten në burg!
27 Nëntor, 2023 | 10:17 am

Getinjo ka treguar arsyen tronditëse se përse daja e tij ka ndërruar jetë.
“Mua më ka vdekur daja më i mirë. E ka mbytur veten në burg. Ka qenë shumë inteligjent. Unë nuk e kam ditur pasi kam qenë në Big Brother dhe nuk e kam varrosur pasi nuk më ka treguar askush. Pas tre ditësh që ka hyrë në burg, ka mbytur veten prej depresionit.
E ka gjetur një mënyrë për të mbytur vetes me lidhëset e atleteve. I ka mbajtur me vete që në momentin që e kanë kapur dhe ka mundur t’i fshehë mirë”, tregon reperi.
Një vit më parë teksa Getinjo ndodhej në shtëpinë e “BBVK”, daja i tij u nda nga jeta.