Showbiz
Geti rikthen këngën e tij ikonike (përfshin në të dhe Mozzik)
5 muaj më parë


Nuk është e nevojshme të flasim për karrierën e Getoar Selimit se e ka përshkruar vetë në këngën e fundit (Shtrenjt). “Nuk e përcjellë estradën se ku e kam lënë e gjej” thotë reperi ikonik i repit shqiptar i cili ka bërë histori në trevat shqipfolëse, jo vetëm me muzikën por edhe me stilin e tij në “look”.
Kur sheh titrat e këngës mendon që ai është një krijim i Mozzik dhe se Geti mund të jetë i ftuar special, por në fakt bëhet fjalë për këngën “A e di se” të Tingulli 3nt një nga këngët më të bukura të krijuara 20 vite më parë nga Getoar Selimi.
Dhe kjo shpjegon gjithçka për këtë bashkëpunim mes dy reperave të brezave të ndryshëm…