Kryefjala Logo

Genc Prevlukaj prezanton djalin në 1-vjetorin e vajzës me Eni Koçin

18 Tetor, 2023 | 1:00 pm

Në shtëpinë Prevlukaj-Koçi ka festë sepse Adea,vajza e tyre mbushi 1 vit jetë.Sigurisht që nuk mund të mungonte festa dhe fotot të shpërndara për publikun dhe kujtimet e tyre personale.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte djali i Gencit,tashmë i rritur dhe ka arritur gjatësinë e babait të tij.Në postim,Genci ka shkruar për Adean këto fjalë:

“Kur malet thahen ne vjeshtë, në jetën time erdhi një lule e bukur, që ma ngrohë shpirtin çdo ditë. E dua zërin e saj, erën dhe sherret e vogla qe i bën nëpër shtëpi. Kur ajo qesh me zë unë mbushem me jetë. Shpesh zihem me Enin kush do rrije me të, kush do ti japë ushqim dhe kush do ta vejë në gjumë. Sepse dua ta mbaj mend çdo minutë të rritjes së saj. Është hëna ime qe me jep drite, motiv për çdo sfidë, thjesht një ëndërr që e jetoj çdo ditë. Adea, nuk e di sa vite do te rrugëtojmë bashkë, por për aq sa jetoj unë do të të dua çmendurisht. Të kam jetë e dritë dhe uroj te bëhesh 100 vjeç! Je dashuria ime, e mamit, e vëllait dhe e gjithë familjes”

Të ngjashme