Kryefjala Logo

Gazetarja shqiptare shpërthen kundër Robert Aliaj: Ti nuk ndërgjegjëson njerëzit, nxjerr mllefin tënd!

11 Maj, 2022 | 5:54 pm

Ditën e sotme në çdo emision është diskutuar pjesëmarrja e Ronela Hajatit në Eurovizion. Nisur nga kjo ka patur një debat edhe në “Shqipëria Live”. Robert Dragoti ka bërë një postim në Instagram ku shprehej kundër Ronelës dhe performancës së saj. Të njëjtin mendim ai ka dhënë e sot ku ka thënë se i është dukur tejet vulgare.

Në këtë moment ka ndërhyrë gazetarja e Top Channel Kilda Hysenbegasi e cila i ka thënë se si popull kemi brohoritur e na ka pëlqyer performanca energjike e Eleni Fouriera apo Ruslannës, por kur vjen puna tek artistët tanë duam vetëm këngë vaji sepse ritmiket na duken vulgare.

Por nuk ka mbaruar këtu, pasi Roberti ka thënë se e ka bërë atë postim për të ndërgjegjësuar njerëzit.

“Ti nuk po ndërgjegjëson, ti thjesht po nxjerr mllefin tënd”- ka përfunduar Kilda.

Të ngjashme