Gazetarët venë në dukje mungesën e Aurela Gaçes në natën nostalgjike të Festivalit të Këngës, reagon këngëtarja: Më fshinë!

1 muaj më parë

Mbrëmjen e sotme u mbajt nata e tretë e Festivalit të Këngës, e cila ishte e dedikuar e gjitha nostalgjisë dhe historisë së këtij eventi.

Mirëpo, një pjesë e kësaj historia duket së është lënë në harresë.

Aurela Gaçe, një prej ikonave dhe artistëve që kanë shkruar historinë e këtij festivali, nuk ishte prezente në FiK 61 dhe as këngët e saj nuk u përmendën. Po pse?

Gazetari Andi Vrapi shpërndau në Instagram një bisedë me gazetaren Aulona Musta, e cila kërkonte të dinte pse Aurela nuk ishte në festival.
Pyetjes së dy gazetarëve iu përgjigj menjëherë Aurela në Instagram.

“Në siglat promovuese të festivalit asnjë video e këtyre këngëve nuk ishte. Paçka se Aulona thotë që këto këngë janë… pse asnjë prej këtyre këngëve për 3 sekonda nuk ishte pjesë e promos? Në fakt ftesa për të marrë pjesë është marrë. Mbase fakti që nuk munda të jem në skenë bëri të më fshijnë edhe nga videot promovuese!” – shkruan ndër të tjera Aurela.

“Më thanë që më duan, por në momentin që unë nuk kam mundêsi të shfaqem, prej angazhimeve sigurisht, ndodh të të fshihet dhe historia”, – e mbyll Aurela.

Të ngjashme