Kryefjala Logo

Gashi ka një problem me patriotët e tij: Sa herë ndihmoj një shqiptar aq herë digjem!

11 Nëntor, 2023 | 12:38 pm

Këngëtari me origjinë shqiptare i cili ka famë botërore, Gashi duket se ka një pakënaqësi ndaj bashkatdhetarëve të tij. Në një mënyrë apo tjetër ai ka vendosur ta shprehë por duke u treguar i rezervuar në detaje.

Përmes një postimi në Facebook ai ka publikuar disa foto ku ka shkruar, “se sa herë që i ka ndihmuar njerëzit e afërt është djegur”. Nuk dihet nëse është thumb për dikë, por teksa përmend ‘vendin nga vjen’, duket se po.

“Pse gjithmonë kur përpiqem për ta ndihmuar një person nga vendi që unë vij, digjem … seriozisht pse ndodh kjo”, ka shkruar Gashi.

IMG 8961

Të ngjashme