Kryefjala Logo

Gafa e Deas për rojen e ndjerë bëhet virale

30 Mars, 2023 | 12:02 pm

Natën e hënë,televizioni TCH u qëllua me breshëri plot 25 herë ku i vrarë mbeti roja i sigurisë,Pal Kola.
Lajmi ju dha edhe banorëve në shtëpi të cilët me të drejtë u shokuan.

Brenda mureve që rrethojnê BBVA,ata ndezën qiri dhe shprehën ngushëllimet e tyre.
Të gjithë ishin në këmbë dhe Dea mbajti një fjalim.
Fjalim që po bëhet viral në internet.
Pse?
“Jemi mbledhur sot për të nderuar Pal Kolën që humbi jetën në krye të detyrës në portën e një prej televizioneve të lira të Shqipërisë.
Ishte ngjarje terroriste. Sot jemi me familjen e zotit Pal. I urojmë ngushëllime. Shpirti i tij u prehtë në paqe”
I urojmë?
Emocionet apo injoranca?

Të ngjashme