Kryefjala Logo

Gafa e Arbanës mbrëmë nuk i shpëtoi publikut

9 muaj më parë

Mbrëmjen e djeshme ishim spektator të një teatri që produksioni i BB Vip Albania mendon se e shet shumë bukur.
Nuk është hera e parë dhe sigurisht që nuk do të jetë as i fundit.

Opinionistët dhe prezantuesja i kërkojnë banorëve të rregullojnë sjelljen, të jenë më empatikë,të mos sillen si nxënës të këqij dhe produksioni si mësues.
Të njëjtën gjë që kërkon edhe publiku ndaj një produksioni që i kopsit gjërat dhe i servir si të drejta.

Përpos faktit që asistuam në një gjyq publik të panevojshëm dhe sipas tyre i pa justifikueshëm,produksioni duhej ta përjashtonte Luizin(siç do të kishte bërë nëse në vend të tij do ishte dikush tjetër)

Por produksionit nuk i leverdis ndaj me një dorë e hedh dhe me tjetrën e pret Luizin që prej kohësh ka dalë mbi ta.
Por diçka tjetër na bëri përshtypje..
Me të ardhur zarfi me emrat e preferuar nga “publiku”,Arbana nuk lexon zarfin por skaletën..

A të jetë vallë ky produksion kaq transparent sa edhe zarfi në sytë e tyre bëhet transparent dhe munden të lexojnë përtej vendimin e “publikut?”
As Harry Poter nuk do të mundej..

Të ngjashme