Showbiz
Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen. Nuk do ta besoni sa vjeç mbush artistja e njohur…
16 Tetor, 2023 | 3:34 pm

16 tetori është një ditë tepër speciale për Aurela Gaçen. Ylli i muzikës shqiptare feston sot 49 vjetorin e saj të lindjes. Për shumë njerëz është e pabesueshme mosha e saj, pasi energjia Gaçes në skenë është unike.
Aurela Gaçe është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, zëri i së cilët cilësohet si një nga zërat më të mirë të të gjitha kohërave në muzikën tonë.
Në karrierën e saj numërohen shumë hite, albume por mbi të gjitha edhe shumë çmime të para. Tri të tilla në festivalin e RTSH-së dhe tri në Kënga Magjike.