Kryefjala Logo

Fshehu shtatëzaninë:Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të parë

1 muaj më parë

Halle Bailey, pas gjithë tentativave që të mos dukej se ishte shtatzënë, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, me reperin DDG .

Aktorja dhe ylli i filmit  “Little Mermaid,(Sirena e vogël) njoftoi në Instagram se është bërë nëna e një djali, i quajtur Halo.“Edhe pse prej pak ditësh jemi në vitin e ri, gjëja më e bukur që 2023-shi mund të më sillte ishte im bir. Mirë se erdhe në botë Halo im. Bota mezi pret të të njohë”, shkroi aktorja në mbishkrim.

Aktorja nuk e ka konfrimuar asnjëherë shtatzëninë, pavarësisht spekulimeve që zgjatën me muaj të tërë. Madje, sa herë ka pasur rastin ka reaguar edhe paksa ashpër dhe u ka kërkuar njerëzve ta “lënë të qetë”.

Të ngjashme