Kryefjala Logo

Fqinjët denoncojnë Mihrijen dhe Naimin… Çfarë ndodhi me çiftin?!

19 Shtator, 2023 | 10:42 am

Faqja ‘Vrojtuesit e lagjes’ ka pasur në shënjestër një familje të famshme ditën e sotme. Bëhet fjalë për familjen e njohur të Mihrije dhe Naim Abazit. Dikush nga banorët e lagjes Bregu i Diellit ku është banesa e çiftit Naim e Mihrije ka denoncuar se po bëhet mbindërtim në banesë nga ana e tyre, 23 vite pas luftës kur mbindërtimet ‘lulëzuan’ kudo në kryeqytet, raporton Prive.

Reagimi i Naim Abazit ka qenë i menjëhershëm, i cili e ka dhënë versionin e tij, duke mohuar se po bën mbindërtim.

‘Jo për Zotin s’ka mbindërtim po kulmin po e ndërrojmë se na u ka kallë besoj e keni pa ! Tash fillon dimri dhe s’ke qare pa e vendos kulmin . Kështu është që 24 vjet kështu e kam ble me 2006 dhe veq po ja hjekim të djegurin e po ja vendosim të riun!’, është shprehur ai.

Të ngjashme