Showbiz
Në familjen e këngëtarëve shqiptarë ka festë, fejohet djali i tyre
28 Maj, 2022 | 9:34 pm

Familja Abazi ka sot festë.Djali i shtëpisë së këngëtarëve të famshëm Naim Abazi e Mihrije Braha, Platori, fejohet sonte.
Lajmi i fejesës erdhi surprizë për mediat sepse u mbajt larg syrit publik për një kohë. Platori djali i vetëm i dy këngëtarëve prej kohësh është në një lidhje dashurie me një vajzë të quajtur, Tringa.
Eventi me shumë të ftuar sapo ka nisur dhe po zhvillohet në një nga sallat e dasmave në periferi të Prishtinës. Fotot e dasmës janë publikuar nga Prive.al dhe në to shohim edhe personazhe publike si Shkurte Fejza, Shyrehete Behluli, Ilir Shaqiri etj.