Showbiz
Fotot e fundit në publik të Mathew Perry (para vdekjes tragjike)
29 Tetor, 2023 | 7:59 am
Një lajm ende i pabesueshëm por i vërtetë. Mathew Perry ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare si pasojë e një arresti kardiak. Hera e fundit që artisti u pa në publik ishte për darkë me një mik të shtunën e kaluar, më 21 tetor, në atë që duket të jetë dalja e fundit publike e aktorit e kapur në kamera.
Flokët e thinjura të ikonës së “Friends” dukeshin pak të shpupurisura, ndërsa kiste veshur pantallona të zeza dhe një bluzë gri.
Ai gjithashtu kishte veshur atlete “Converse” të bardha dhe syze dielli të errëta ndërsa po dilte nga restoranti duke u kthyer në automjetin e tij të parkuar diku më tutje ambientit ku po drekonte.
Fansat dhe miqtë e tij të Hollivudit janë të shokuar nga ky lajm.