Showbiz
(Foto): Brenda “babyshower” të Kristina Baki, DJ Adrola Dushi
24 Prill, 2022 | 8:20 pm

Ne të Kryefjala.com kemi qenë të parët që zbuluam gjininë e bebit të modeles, Kristina Baki. Ajo është në pritje të një vajze dhe sot ka realizuar një “babyshower” me disa nga mikeshat e saj më të ngushta.
Adrola Dushi, Viola Spiro, Enxhi Nacuku kanë qenë disa nga vajzat që kanë qenë pjesëmarrëse të këtij “babyshower” që ish-Miss Universe Albania e ka organizuar në natyrë dhe në një vend jashtë Tiranës.
Në galerinë e fotove që kemi shkëputur nga rrjetet sociale duket qartazi që vajzat janë kënaqur pafund. Shohim që Adrola Dushi së shpejti do të heqë dorë nga profesioni i modeles dhe do të punojë si dj, ndërsa ”qershia mbi tortë” është mami Kristina që duket shumë e bukur me këtë fustan tutu të verdhë.