Kryefjala Logo

Forcat e rendit i prishin koncertin në Tiranë, reagon Mozzik

1 vit më parë

Mbrëmjen e djeshme Mozzik kishte një koncert në Tiranë, i cili nuk është realizuar pas pengesës së krijuar nga forcat e rendit. Nisur nga kjo reperi ka bërë një reagim në Instagram.

“Iu kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Tiranës. Sonte unë erdha në klub që të përfundoj performancën time, në ora 1:00 kishte forca të Policisë brenda që e ndalen muzikën. Nuk e di këto vendime e këto kufizime gjëra kush i bën, por janë gabim. Ndërkohë që gjithë kufizimet janë larguar, qenka ende muzika problem.

Gjithsesi e imja ishte të ju kërkoj falje se sonte kishim qëllim të kënaqemi po ja që e ndalën muzikën e na prishën komplet natën. Shihemi shumë shpejt! Tiranë ju dua,”-ka shkruajtur Mozzik.

Të ngjashme