Kryefjala Logo

Fluturojnë kunjat nëpër rreshta këngësh midis Mozzik dhe Ledrit

9 Nëntor, 2023 | 9:29 am

Mozzik dhe Ledri janë padyshim artistë që servirin gjithmonë dhe prej vitesh materiale të mira muzikore që shumë shpejt kthehen në hite.

Të dy i përkasin të njëjtin zhaneri muzikor dhe janë këngëtarë që nuk njihen për sherre publike dhe diss-e siç ka  ndodhur me repera të tjerë.Por,mesa duket midis dyshes ka krisje dhe nëpërmjet këngës i hedhin kunja njëri tjetrit.

Mozzik ka publikuar bashkëpunimin e tij me Dafinën(që është dhe ish-i i Ledrit) dhe ndër rreshta ai thotë:”Edhe nona jote e don Dafina Zeqirin”

Dhe nëse Ledri nuk do i ishte përgjigjur kësaj fraze,askujt nuk do i shkonte mendja se ishte për të,pasi ka shumë “nona” që e duan Dafinën.

Ledri ja ktheu me:”Prit veç pak ta ndreqi,nonës teme une,a nonës tone Ledri”.Ore çuna po me nonat e shkreta ç’keni?!

Të ngjashme