Saturday, October 23, 2021

Latest Posts

Floriana Garo kthehet ne Shqiperi dhe i bashkohet fushates elektorale! Ja me cilen parti

Moderatorja dhe modelja e njohur shqiptare, Floriana Garo jeton prej disa vitesh në Gjenevë të Zvicrës së bashku me familjen.

Mësohet se së fundmi, bukuroshja do të vijë në Shqipëri dhe arsyet janë politike.

“Ish-moderatorja e Tv Klan do të jetë pjesë e fushatës së Lulzim Bashës”, shkruan tiranapost.

Ajo ka qenë më përpara pjesë e intervistave të ndryshme në Shqipëri, ku nuk ka ngurruar që të shprehë rezervat ndaj qeverisjes aktuale ku ka thënë se ky sistem i korruptuar po përpiqet që vetëm t’i shfrytëzojë njerëzit në maksimum.

“E shoh një politikë-bërje shumë problematike që e dëmton çdo ditë e më shumë popullin. Një sistem të korruptuar që vetëm do t’i shfrytëzojë njerëzit në maksimum, e me njerëz të lodhur që janë të pafuqishëm për të luftuar për veten dhe të drejtat e tyre. E shoh me një dëshirë të zjarrtë të bëj diçka për ta ndihmuar situatën të ndryshojë. Zvicra më ka bërë të mendoj kështu, pasi bëj krahasimin. Këtu populli ka rëndësi, atje jo”, është shprehur në një intervistë Floriana përpara disa kohësh.

Akoma nuk është bërë e ditur nëse Garo do të jetë pjesë e fushatës së PD-së apo do të jetë kandidate për deputete në Tiranë.

Latest Posts

Don't Miss