Flor Mumajesi ironizon Gent Hazizin: Je shumë afër greminës!

3 javë më parë

Duket se kjo javë nuk ka qenë aspak e qetë për aktorin, Gent Hazizi. Përveç debateve dhe sherreve brenda shtëpisë së Big Brother, Genti duket se ka mërzitur edhe njerëz të tjerë që s’kanë lidhje me këtë reality show.

Aktori ka imituar kantautorin Florian Mumajesi duke kënduar këngën e Eneda Tarifës, “Ma zgjat dorën” (me të cilën ajo ka fituar Kënga Magjike) dhe duket se ky imitim si ka pëlqyer aspak Florit.

“Me këtë imitim je shumë afër greminës”, shkruan Flori në këtë postim ku shfaqet Gent Hazizi. Nuk e dinim që ai e ndiqte kaq shumë Big Brother e që s’do ti merrte me sportivitet imitimet e Hazizit apo të çdo aktori tjetër.

Të ngjashme