Showbiz
Flor Mumajesi dedikimet i ka me këngë dhe nuk do ta besoni se kujt ja dedikon këtë këngë të re…
5 Shtator, 2022 | 6:22 pm
Të gjithë e njohin karrierën e Flori Mumajesit, hitet e tij dëgjohen gjithnjë dhe i kanë rezistuar kohës. Por së fundmi ai ka postuar në Instagram një këngë të re (që s’ja kemi dëgjuar më parë). Dhe nuk do ta besoni se kujt ja ka dedikuar?!
As më shumë dhe as më pak këngëtares, Rita Ora e cila ndodhet në Tiranë për koncertin e saj të radhës. Kantautori i ka bërë “tag” artistes së njohur duke e shoqëruar këtë video edhe me disa emoji.
Flori ka bërë një pauzë të gjatë në muzikë por mesa duket në “laboratorin” e tij muzikor ka disa këngë të papublikuara që me siguri do ta shohin dritën e publikimit së shpejti…