Kryefjala Logo

Flor Gjini thumbon Donaldin (me gjestin e Borës): Unë nuk jam tradhëtar!

20 Qershor, 2022 | 11:20 am

Atëherë le ta nisim historinë që nga fillimi… Pak ditë më parë Ori Nebijaj ka qenë e ftuar në emisionin “Më ler të flas” ku ka folur rreth emisionit të saj “Pushime On Top” ku prej 5 vitesh është në bashkëmoderim me prezantuesin, Flori Gjini.

”Ne i kemi hyrë punës me kokë për Pushime on Top, ai akoma nuk ma ka konfirmuar nëse do të jetë me mua në këtë sezon të pestë” tha Ori dhe përgjigjia e Donaldit ishte e menjëhershme:

”Pse u shua bota për meshkuj që s’ta ka konfirmuar akoma” dhe mesa duket kjo frazë nuk i ka pëlqyer aspak Florit i cili vetëm pak minuta më parë i ka thënë “po” Orit duke thumbuar keq Donaldin.

”Është e vërtetë nuk është shuar bota por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe dhe ne nuk para njohim tradhëti. Kështu që për të gjithë ju që me keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”, thotë Flori duke bërë të njëjtin xhest si të Bora Zemanit kur priste Donaldin të dilte jashtë “Big Brother” dhe kur ai thoshte brenda reality show-t se pëlqente Trixën.

Të ngjashme