Showbiz
Flor Binaj rrëfehet për”Portokalli”:’Nuk donin të më mbanin’
8 muaj më parë

Flori është personazhi legjendar i humorit ku me imitimet,skeçet dhe personazhet e ndryshëm që ka sjellë në jetë,ka shkrirë gazit publikun dhe ka lënë batuta që përdoren ende edhe sot.
Ai u bë i njohur në “Portokalli” dhe ikja e tij prej TCH ishte e papritur për fansat e aktorit.
Polici Kol ka qënë padyshim’identiteti’ i tij i dytë dhe i ftuar në “Një natë me Aulonën”,Flori ka treguar se do ta risjellë në jetë këtë personazh në një film ose teatër.
Aktori ka treguar edhe për largimin nga “Portokalli” ku u shpreh:”Ka qenë një vendim që e kam menduar prej vitesh, por nuk gjeja momentin.
Më eshtë dashur kohë e gjatë të merrja vendimin për t’u larguar.
Nuk donin të më mbanin, pashë një mungesë vullneti nga institucioni për t’i zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur dhe e vetmja mënyrë ishte te hapja krahun dhe të parakaloja, secili në rrugën e vet.”