Kryefjala Logo

Flitet për ndryshime të mëdha në TCH: Drejtimi i “Përputhen” nga Bora Zemani mund të kalojë tek Efi

6 Shkurt, 2023 | 10:55 am

Rikthimi i Bora Zemanit në “Përputhen” dukej si një thirrje e dëshpëruar pas largimit të Ori Nebijajt në postin e deputetes në Parlamentin Shqiptar. Por mesa duket “Përputhen” do të ketë të njëjtin fat si “Pasdite në Top Channel” (derisa të mbyllet fare) dhe moderimit të Bora Zemanit po i vjen fundi.

Burime pranë Top-Channel bëjnë me dije se zëvendësuesja e saj është gati në listë, edhe ajo është brune, shumë simpatike dhe shumë më dinamike se Bora. Dhe e dini për kë e kemi fjalën?! Për Efi Dhedhes një ish-përputhëse dhe tashmë një prej figurave më të pëlqyera të “Big Brother Vip”.

Efi bie në sy për diksionin e saj por dhe për përballjet e zjarrta që mund të krijojë në show. Pas daljes së djeshme nga Big Brother popullariteti i saj u rrit ndjeshëm edhe në rrjetet sociale, duke i kaluar 100 mijë ndjekësit brenda një nate situatë që të kujton pak popullaritetin e një viti më parë të Bora Zemanit…

Mesa duket fenomemi Efi sapo ka nisur të spikasë…

 

Të ngjashme