Kryefjala Logo

Flini të qetë! Don Xhoni dhe Butrinti u pajtuan…

16 Korrik, 2023 | 10:04 am

Prej disa ditësh, në median rozë u përfol se miqësia mes Don Xhonit dhe Butrint Imerit kishte marrë fund. Dyshimet lindën  për shkak të mungesës së reperit në festën e ditëlindjes së Butrintit.

Këngëtarët e hoqën njëri-tjetrin edhe nga rrjetet sociale duke i shtuar edhe më shumë dyshimet se mes tyre kishte hatërmbetje.

Mirëpo së fundmi, ata kanë vërtetuar se mes tyre shoqëria vazhdon e se nuk kanë qenë zënë asnjëherë. Gjatë një mbrëmjeje në Pejë, ku të dy bashkë kanë qenë të ftuar për të performuar, Don Xhoni prezantoi Butrintin në skenë dhe më pas janë shfaqur të dy të përqafuar, duke interpretuar para publikut këngën e tyre të përbashkët “Corazon”.

Të ngjashme