Flet për herë të parë vajza e Bujar Nishanit: “ Nuk po mbushem dot me frymë”

12 muaj më parë

Vajza e ish-presidentit Bujar Nishani, Fiona Nishani ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta të babait të saj. Përmes një fotografie në profilin e saj në Instagram, Fiona zgjedhur të na tregojë një copëz nga nga fëmijëria e saj ku shihet në krahët e babait të saj të ndjerë.

“Ende nuk mbushem me frymë”, ka shkruar ajo.

Ish-presidenti,Bujar Nishani u nda nga jeta më 28 maj në një spital në Gjermani ku po kurohej pas komplikacioneve që shfaqi pas infektimit me COVID-19.

Bujar Nishani ishte një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike ndërsa postin e presidentit e mbajti nga viti 2012 deri në vitin 2017.

 

 

Të ngjashme