Showbiz
Flet ish e fejuara e Redon Makashit: Se kuptova pse e mohoi fejesën tonë!
3 muaj më parë


Dy ditë pas lajmit se kantautori i njohur Redon Makashi dhe koreografja Rexhina Çuko janë fejuar duket se gjithçka ka marrë fund prej vërteti mes tyre.
E ftuar sot në “Ftesë në 5” balerina ka konfirmuar se mes tyre ka pasur një fejesë, por pas publikimit të lajmit nëpër portale, Redoni e ka mohuar diçka të tillë.“Kemi qenë bashkë dhe kemi pasur një marrëdhënie shumë të bukur, por fakti që doli videoja ishte një moment lumturie, u nda në portale, më pas pasoi me përgënjeshtrimin e Redonit, të cilin nuk e kuptova pse e bëri”, tha ajo.
Çuko tregoi se i ka kthyer Makashit edhe unazën e fejesës.“Unaza është kthyer”- tha ajo, duke theksuar se historia është lënë pas dhe secili do shkojë në rrugëtimin e vet.
Redon Makashi pak ditë më parë e përgënjeshtroi lajmin duke thënë se ai nuk ishte aspak i vërtetë.