Kryefjala Logo

Flet fansi që i dha flamurin serb Rita Orës: Ma mori nga dora

29 Gusht, 2023 | 9:03 am

Fansi i quajtur Borivoje, i cili i dha flamurin serb Ritës, ka folur në një intervistë për Telegrafin e Serbisë dhe ka shprehur përshtypjet e tij lidhur me ngjarjen.

Borivoje, siç ka shpjeguar vet është hungarez, por duke qenë se është fëmijë që vjen nga një martesë e përzier, nëna e tij është serbe dhe babai i tij hungarez, e ka sjellë flamurin në koncert.

“Kam lindur në Hungari, nëna ime është serbe, kam shkuar në festivalin SZIN dhe flamurin serb e mbaj gjithmonë me vete. E kam futur pa problem, në Szeged i duan shumë serbët dhe nuk kanë bërë asnjë problem”, ka zbuluar Borivoje për Telegraf.rs.

“Kam ardhur më herët për t’u ulur në rreshtin e parë për të xhiruar një video në Instagram – me flamurin e Serbisë në koncertin e Ritës”, tha ai.

Siç zbuloi Borivoje, ai nuk ia dha flamurin, por ajo e mori vetë dhe u mbulua, gjë që e habiti edhe atë.

“Më befasoi edhe ajo, ma mori flamurin nga dora. Unë thjesht doja të bëja një video për TikTok. Askush tjetër nuk ishte me flamurin e Serbisë përveç meje”, thai riu hungarez për mediumin serb.

“Nuk pata asnjë problem pas kësaj. Unë pas koncertit fola me një shqiptar dhe i thashë se ajo ma mori flamurin nga dora, dhe ai tha se nuk ishte faji im dhe se ishte shumë i zhgënjyer prej saj”, ka përfunduar Borovioje.

E8590D40 2FDA 4441 8A01 5402DE6D81FE

Të ngjashme