Kryefjala Logo

Flet Efi pas largimit nga ekrani: Pas Big Brother ishte një vuajtje…

19 Nëntor, 2023 | 12:29 pm

Mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Më lër të flas”, ishte ish-konkurentja e “Big Brother Vip Albania” Efi Dhedhes. Pas përfundimit të asaj eksperience. Efi u largua nga ekrani.

E pyetur se përse bëri këtë zgjedhje, ajo u shpreh se ka marrë kohë për veten e saj.

“Këtë periudhë kam vendosur t’i përkushtohem vetes time për të bërë gjërat që do ti themi më pas. Unë kam qenë në emision gjatë daljes time të parë, pas hyrjes time të dytë ne nuk jemi parë, por gjërat nuk shkuan edhe aq mirë”, u shpreg Efi.

E pyetur më gjatë rreth kësaj, ajo tregoi se u rëndua psikologjikisht dhe emocionalisht.

“E kam fjalën për gjendjen time psikologjike dhe emocionale. Hera ime e dytë në BBV2 ka qenë pak vuajtje, përtej shakave dhe thjesht kam dashur të qëndroj, të reflektoj. Kam pasur probleme edhe me njerëzit. Nuk ndjehesha mirë kur dilja, kur kishte shumë njerëz rreth e rrotull meje kështu që kam dashur të rri vetëm.”

Donaldi: Mirë, çfarë shkoi keq te hyrja jote e dytë? Pse e përjetove keq ose çfarë të mërziti?

Efi: Dua të ndalojmë shumë pak këtu. Unë jam njeri shumë emocional, pavarësisht se dukem ‘mehh’ kështu. Si njeri emocional që jam gjërat nuk shkuan ashtu sikurse i kisha parashikuar. Ka pasur shumë presion psikologjik, Primet unë thjesht doja që të mbaronin dhe përfundoi.

Donaldi: Rifutja ishte një vendim shumë i gabuar për ty pra?

Efi: Nuk di ta them nëse ishte një vendim i gabuar…

Të ngjashme