Showbiz
Flet bashkëshortja e Mërgim Berishës: Nuk jemi shoqe me Vesën, ata ishin ndarë!
30 Tetor, 2023 | 11:26 am
Pak para hyrjes në shtëpinë e BBVK, historia e Vesa Vllasalihut u bë virale nga vet ajo. E ftuar në një intervistë, banorja e BBVK tregoi se ishte ndarë nga i fejuari, pasi e tradhëtoi me shoqen e saj të ngushtë dhe më pas ajo ia ‘mori’ e tashmë “shoqja” e saj është e martuar me Mërgimin, ish-in e Vesës.
E ftuar në podcast-in “I’am…” ka qenë shoqja në fjalë e Vesës, Edona Berisha. Ajo ka treguar se kjo nuk është aspak e vërtetë e mbi të gjitha Vesën nuk e ka shoqe të ngushtë.
Edona ka treguar se historia është krejt ndryshe e së pari nis me faktin që ajo Vesën nuk e ka shoqe të ngushtë, por thjesht e ka takuar 2-3herë. Më tej ajo tregoi se bashkëshortin e saj tashmë (ish-in e Vesës), ajo e njeh që 17vjeç e më pas prej vitesh nuk kishin pasur kontakt.
Futbollisti, i cili është sulmues i ekipit të Hoffenheim, i kishte shkruar Edonës në një story në Whatsaap, ku ajo kishte postuar nga udhëtimi i saj me mikeshat në Turqi dhe aty Mërgimi i kishte treguar që ishte ndarë nga Vesa.