Flet Alban Ramosaj për Ronela Hajatin? Sikur të shkoja unë në Eurovizion…

2 javë më parë

Konkurrenca në Festivalin e Këngës mes Ronela Hajatit dhe Alban Ramosaj ishte e madhe, derisa në fund triumfoi Ronela. Deri më sot Albani nuk ka folur kundrejt kësaj situate. Por mesa duket shpërtheu sapo Ronela u skualifikua në natën e parë të Eurovizionit.

Blogeri Olti Curri ka publikuar në Instagram një voice recorder ku dyshohet te jetë nga Alban Ramosaj dhe ai shprehet:

“Ckemi, më erdhi keq për Ronelën, ajo bëri më të mirën, po ç’të bësh. Kam qenë gjithë natën pa gjumë nga Eurovizioni. Nga ana tjetër po të isha unë në Eurovizion, jo vetëm finalen por edhe gjysëm finalen do e kishim kall krejt. Gjithësesi ajo bëri më të mirën.”

E pra, tani më filloi telenovela nga fillimi, bëhuni gati!

Të ngjashme