Showbiz
Fjoralba Ponari në prag të fejesës?
6 muaj më parë


Moderatorja e “Portokalli” Fjoralba Ponari ka qenë gjithmonë shumë hermetike për jetën e saj personale. Ndonse së fundmi e ftuar në “Wake Up” ajo ka ndarë disa detaje.
E pyetur për marrëdhënien e saj ajo ka treguar se partneri është mjaft i mbyllur e për këtë arsye ajo ka vendosur të ruajë privatësinë. Por a është fejesa në planet e moderatores?
“Është një gjë që do të ndodhë, sepse ne kemi një marrëdhënie shumë të konsoliduar me njëri-tjetrin.Problemi është se momentalisht jemi duke investuar në profesionet respektive që kemi. Françi po ashtu po bën një kualifikim jashtë dhe deri në momentin, që është i afërt, jo shumë i largët, kur të jemi në një situatë më komode me profesionet tona, mendoj se do të jetë momenti i duhur”.- ka thënë Fjoralba.