Kryefjala Logo

Fjolla Morina u nda nga bashkëshorti pasi ai u zhyt në borxhe. Si e abortoi këngëtarja fëmijën

3 Tetor, 2021 | 10:25 am

Këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer në rrjete sociale që pas daljes nga paraburgimi, pasi u dënua me gjashtë vite burg nga Gjykata e Kukësit, për “trafikim të armëve dhe municioneve” në Shqipëri.

Ndërkohë që ka fituar lirinë pas një arrestimi që avokati i saj e konsideroi çnjerëzor, duket se Fjolla është ndarë me bashkëshortin Fisnik Syla, pasi po flitet se mund t’i kenë dhënë fund martesës. Biznesmeni ka fshirë të gjitha fotot nga profili i tij në “Instagram” dhe nuk e ndjek më vajzën e madhe të Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas.

Çifti u martua në një ceremoni private në Maldive, ku i thanë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit. Megjithatë, duket se mes tyre kanë lindur disa probleme që sipas burimeve pranë tyre kanë të bëjnë me ca borxhe të Fisnikut dhe që i kanë detyruar të ndërpresin kontaktet.

Telashet për këngëtaret Fjolla Morina duket se nuk kanë fund. Pasi u arrestua në kufirin Kosovë-Shqipëri për armëmbajtje pa leje, duke u dënuar me 6 vjet burg, duket se martesës me biznesmenin 12 vite më të ri i ka ardhur fundi.

Burime të sigurta në Kosovë bënë me dije se këngëtarja është ndarë nga biznesmeni Fisnik Syla, pak kohë pas celebrimit në martesë gjatë një dasme luksoze të organizuar në Maldive.

Të njëjtat burime thanë pak muaj më parë se Fjolla ishte shtatzënë dhe mund të ketë abortuar fëmijën, pavarësisht se ajo nuk e kishte konfirmuar asnjëherë se ishte në pritje të ëmbël.

Bëhej me dije se aborti është kryer pasi tashmë ish-bashkëshorti i saj ka përfunduar në borxhe, realitet me të cilin u njoh fillimisht pas ceremonisë luksoze, udhëtimeve dhe blerjeve të shtrenja nga ai. Më pas filluan t’í rregullonin marrëdhëniet, por duket se tani janë ndarë përfundimisht.

Ndërkohë që mediat e Kosovës e kanë publikuar këtë lajm nga burime të sigurta. Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht pasi nga këngëtarja dhe biznesmeni nuk ka asnjë deklaratë apo reagim të qartë.

Nisur nga lajmet e fundit se Fjolla tashmë është ndarë nga Fisniku për shkak se ai është i zhytur në borxhe, komentuesit shkruajnë se kjo është karma dhe se Fjollën e mallkoi ish-gruaja e Fisnikut.

Edhe pse fillimisht Fjolla u përpoq ta tejkalonte çështjen e borxheve dhe problemeve të tij me paratë, duket se nuk e ka përballuar dot që të jetojë me një burrë që nuk i ofron gjë.

Të ngjashme