Kryefjala Logo

Fjolla Morina: “Hunda ime punon për mrekulli. E kam dhunti”

5 Dhjetor, 2022 | 5:10 pm

Fjolla Morina e cila njihet për vërtetësinë e saj në raport me publikun, përmes një postimi në Instagram, e ka konsideruar veten e saj si një “grua të fortë”, ndërsa ka zbuluar se e ka një dhunti nga zoti – të nuhaturit e njerëzve “fake”.

“Unë e konsideroj veten një grua shumë të fortë! Jeta më ka përballur me situate dhe ngjarje jo të lehta, por asnjëherë nuk jam trembur prej tyre. Askush s’më ka falur asgjë në këtë jetë! Kam një nuhatje (dhunti nga Zoti) që me takimin e parë i kuptoj shumë mirë disa ‘njerëz’. Mjerë ato/ata që kanë miq të tillë!”, ka shkruar Morina.

7259FF28 5B22 44E8 BFC4 BD27D1A2A33C

Fjolla Morina është përfolur kohët e fundit për lidhjen me biznesmenin, Fisnik Sula lidhje të cilën duket se e ka hedhur pas krahëve.

Të ngjashme