Kryefjala Logo

Fitoi certifikaten “Diamond”, por a i ka blere Bebe Rexha klikimet?

3 Tetor, 2020 | 9:25 pm

Bebe Rexha ndan here pas here triumfet e saj nepermjet postimeve ne Instagram. Kete here ajo ka treguar se ka fituar certifikaten Diamond, pasi ka shitur 10 milion kopje te kenges “Mean To Be”.
Kenga eshte realizuar rreth 2 vite me pare dhe numeron plot 938 milion klikime ne youtube. E nese deri dje dyshonit se edhe Bebe blinte klikimet si shume kengetare te tjere, tani duket se e verteta nuk eshte ashtu. Gjithesesi me keto kohe qe kane ardhur nuk e vendosim doren ne zjarr per asnje.
Bebe eshte kengetarja e pare me origjine shqiptare qe fiton kete certifikate duke u rreshtuar ne listen e kengetareve me fame boterore si Lady Gaga, Justin Bieber, Taylor Swift.

Të ngjashme