Kryefjala Logo

Filmi i Oltës dhe Luizit do të titullohet …

1 Qershor, 2023 | 6:25 pm

Luizi dhe Olta kanë xhirimet e filmit më të ri, në të cilin do të jenë të protagonistë. Në emisionin “Wake Up” u shfaq sot një baner i filmit dhe mësohet se produksioni është “Top Channel Films”.

Filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë“, ku siç duket janë frymëzuar nga frazat e përdorura në Big Brother Vip”. Në baner është dhe një përshkrim i filmit ku mësohet se do të jetë i zhanerit “komedi-romancë.

Mendohet se personazhe të tjerë në film mund të jenë dhe ish banorët e Big Brother Vip, por edhe aktorë profesionistë. Data se kur do të publikohet ende nuk është bërë e ditur, mirëpo ne mezi po e presim!

IMG 2315

Të ngjashme