Showbiz
Fillon sezoni i ri i D-Night dhe Dajana Shabani nuk është vetëm..
12 Shtator, 2022 | 2:52 pm

Moderatorja Dajana Shabani rikthehet sërisht në ekran me D-Night,emisioni që mban edhe autorësinë e saj.
“A jeni gati për D-Night?Të hënën 19 shtator,ora 23:00 në RTV Ora Live”-shkruan ajo në një Instastory.
Surpriza e këtij sezoni është se Dajana ka zgjedhur të ketë një personazh në krah për të zbavitur teleshikuesit.
Personazhi quhet Ledjan Muçaraku(i njohur në rrjet si ‘kryemashtruesi’),i bërë i famshëm kryesisht falë skemave piramidale dhe videove të tij që qarkullojnë në TikTok.
Në videon që vetë Dajana ka publikuar në llogarinë e saj,duket Ledjani që bën për të qeshur moderatoren dhe në këtë formë ajo na lajmëron se sezoni i ri do të jetë i mbushur me momente si këto.