Kryefjala Logo

Fillon Për’puthen 3, femra dhe meshkuj disa me ndërhyrje plastike, kërkojnë dashurinë (fotot)

6 Shtator, 2021 | 8:38 pm

Pas udhëtimeve nëpër Shqipëri, “Përputhen” nis sezonin e ri . Plot 10 mijë persona morën pjesë në audicionet e “Përputhen on tour”. Studio dhe strukturimi i spektaklit nuk ka pësuar asnjë ndryshim, Arjan Konomi mbetet në rolin e opinionistit dhe Bora Zemani në atë të moderatores.

Sot ishte dhe dita e parë e sezonit të tretë të këtij spektakli ku u prezantuan 8 djem dhe 1 vajzë. Të ardhur prej trevave të ndryshme por dhe nga emigrimi, dhanë përshtypjet e para tek publiku . Gjatë prezantimit të vajzës së re u shënua dhe pëlqimi i parë në studio për një nga djemtë.

Ndonëse sot u prezantua vetëm një vajzë, u evidentua që një prej personazheve kishte ndërhyrje plastike tek pjesa e buzëve dhe fytyrës. Bëhet fjalë për Julianin i cili ishte dhe konkurenti më i ri në moshë, shprehja e tij “nëse do isha vajzë, do të isha lezbike” tërhoqi menjëherë vëmendjen e rrjetit.

Fotot e 9 konkurenteve te pare:

Të ngjashme