Showbiz
Fillon “Dua të të bëj të lumtur” por pa Arbana Osmanin…
14 Qershor, 2022 | 11:06 am
Edicioni i katërt i “Dua të të bëj të lumtur” fillon nesër por jo në Top-Channel dhe as me Arbana Osmanin, por me Mato Lalajn dhe Ronela Hajatin. Qetësohuni nuk do t’i shihni këngëtarët në një emision televiziv por me në një këngë të re.
Ky është njoftimi që kanë bërë këngëtarët në rrjetet sociale duke përdorur si frazë emrin e programit që moderatorja Arbana Osmani ka drejtuar për tre sezone në Top-Channel, “Dua të të bëj të lumtur”.
Ky është bashkëpunimi i dytë i Ronelës dhe Matos. I pari titullohet “Gips” dhe Ronela e publikoi këtë këngë pak përpara paraqitjes së saj në Eurovision.