Kryefjala Logo

Fifi zbulon planet për dasmë!

21 Dhjetor, 2023 | 2:51 pm

Fifi ka qenë e ftuar së fundmi në Wake-Up ku ka ndarë emocionet e para si finaliste e Dancing With The Stars, ku u shpreh shumë e lumtur dhe entuziaste.

Më pas këngëtarja u ngacmua për planet për dasmë me Adisin.

‘Avash, avash. Unë dua një dasmë tradicionale, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 veta. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër.

Nuk e kam folur akoma me Adisin sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë.’

Të ngjashme