Kryefjala Logo

Fifi shfaqet e përlotur pas akuzave të Zhaklinës:”Turpi më mbuloftë fytyrën..”

24 Qershor, 2022 | 7:07 pm

Pas debatit virtual mes Zhaklinës dhe Fifit,kjo e fundit është futur live në Instagram ku ka dashur të sqarojë deklaratën e saj të dashurisë që ndahu njerëzit në pro dhe kundër.

Fifi gjatë live-it ka derdhur edhe lot dhe duket tepër e prekur nga situata.
Panorama.com ka bërë dhe zbardhjen e live-it të saj,ku ka thënë këto fjalë:

“Duhet të kërkojë falje që jam lidhur me një mashkull që ka qenë i lidhur, i martuar dhe ka fëmijë. Por, ka plot raste të tilla. A duhet mos të lidhen më këta njerëz? Unë nuk kam hyrë në mes të askujt. Si i bëhet? Apo duhet të pres mos del ndonjë gjë tjetër. Ky është fati im dhe unë jam e lumtur për këtë.

Ndoshta iu duhet vëmendja ime për ndjekës se deri tani kam çuar plot njerëz nga varri dhe u dashka të çohen edhe të tjerë. Ja Zhaklinë ku e ke. Nëse është marre me tregu që je dashuruar, marrja ime më mbuloftë dhe më marrtë fytyrën.

Unë jam femër shkruaj për dashurinë, nënën, hidhërimin etj. Duhet të gërmosh bagazhin tim artistik për të kuptuar çfarë jam unë. Tallavaistat kanë lek shumë unë nuk kam. Duhet të kesh shkollë ti që të lexosh tekstet e mia. Do të bësh diçka që nuk e ka bërë askush, i kam dëgjuar edhe më parë këto fjalë. Unë nuk jam homofobe, përkundrazi i përkrah në mënyrë masive.

Unë jam muslimane dhe jam ‘Pro’ ndaj çdo feje apo edhe ateistëve, apo çdo njeriu që beso në çdo gjë. Unë di shumë gjëra në jetë dhe nuk shava askënd.

Duhet të shkoj te psikologu? Patjetër si të gjithë. Se kurrë nuk i kam ndaluar kurrë konsultat. Por jo me psikologë që bien kundërshtim me veten 15 herë brenda fjalisë.

Më thoni a është turp të dashurosh? Nëse po nuk po shkruaj më fare, çfarë tu themi njerëzve që kanë shkruar poemat më të bukura në rruzullin tokësor? Thjesht kam shkruar për dashurinë time, nuk kam lënduar asnjëri.

Adisit çfarë nuk i shkruajnë për mua. “Pse re në atë nivel? Do i bjerë të fikët. Fifi është kur*ë.” Janë të gjitha femra dhe unë prapë jam feministe.

Futem dhe shoh se ia kam shpifur një femre pse kam thënë ‘Më fal se nuk jam ruajtur për ty’. Jam e fortë si femër por edhe femra ka nevojë për një mashkull. Mashkulli është natyrë e fortë. Jam njeriu më i lumtur dhe i bekuar në botë që e kam në krahë dhe nuk më lë të bie kurrë. Nuk iu thash vajzave të ruhen për personin që ëndërrojnë, por thash për veten pse kam dhënë deklarata më shumë seç duhet e kam bërë gabime dhe nuk jam ruajtur mediatikisht. Të jetë ai njeriu i parë për të cilin shkruajnë mediat.

Edhe jam edhe nuk jam e lumtur që jam kështu si jam, i tregoj gjërat e drejtpërdrejta, por kur më fyejnë të puna dhe njeriu i dashur nuk e di se çfarë jam në gjendje të bëj. Por, prapë nuk po e shaj dhe nuk po i them asgjë të keqe. Ndoshta Zhaklina nuk e ka përjetuar dashurinë kurrë dhe nuk na kupton kur flasin për dashurinë.”-ka përfunduar këngëtarja

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/kam-cuar-njerez-nga-varri-fifi-shfaqet-e-perlotur-dhe-sqaron-deklaraten-e-saj-qe-u-kritikua-ne-rrjet-nuk-iu-thash-vajzave-te-ruhen-por/

Të ngjashme