Fifi ka një kompliment për “Big Brother Vip Kosova” dhe një thumb për BBVA…

1 javë më parë

Mbrëmjen e djeshme përfundoi me sukses edicioni i parë i “Big Brother Vip Kosova”, ku fitues u shpall reperi nga Shqipëria, Stresi.

Pas fitores së tij reagimet kanë qenë të shumta dhe një i tillë nuk ka munguar as nga Filloreta Raçi-Fifi. Në komentin e saj këngëtarja ka përgëzuar gjithë produksionin për realizimin e një ‘reality show’ të këtij lloji dhe me anë të këtij postimi duken qartazi dhe mllefet që ka me BBVA ku ishte pjesë vitin e kaluar.

Fifi reagoi edhe për promon e BBVA2, të publikuar nga “Top Channel”, ku produksioni kishte përfshirë momentin kur asaj i kishte rënë të fikët. Asokohe Fifi u shpreh ashpër duke thënë se “Top Channel”, po i shkatërron jetën.

Të ngjashme