Fifi ka dashur të lerë BB VIP por produksioni ka këmbngulur të rrijë brenda për shkak të shikueshmërisë

3 muaj më parë

Ditën e djeshme nga Top Channel është publikuar promo e Big Brother VIP, ku kishte disa nga momentet kulminante, mes tyre dhe rënia e të fiktit nga Fifi. Kaq ka mjaftuar që Fifi të bëjë një postim në Insta Story ku i kundërvihet Top Channel dhe trashëgimtares Lori Hoxha.

Mes revoltës, Fifi ka treguar se ka dashur të largohet disa herë nga shtëpia e Big Brother por ka qenë produksioni ai që nuk e ka lejuar.

“Kam ndejt gati dy muaj brenda, dhe nja 18 herë kam kërkuar të dal nuk kam mujt me dal, pse nuk kam dal atë e di produksioni. Më kanë renë dy herë të fikët njëherë në prime që e keni parë krejt dhe njëherë dy javët e para që s’ka dalë në transmetim”- ka thëne Fifi.

Ndërkohë është e kuptueshme arsyeja pse nuk e ka lënë produksioni të dilte, sepse Fifi kishte një shikueshmëri tejet të madhe.

Të ngjashme