Showbiz
Klajd Haruni sapo i dha Fifit një ide se si ti shpreh dashurinë Adisit…
3 Maj, 2022 | 10:17 am
Klajd Haruni, Bruno dhe Dj Vicky kanë publikuar jo më larg se dje këngën e tyre “Fatushi” që është kthyer në sensacion dhe u pëlqye nga të gjithë.
Por kjo këngë nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen dhe mos të promovohej edhe nga një tjetër pjesëtare e labelit “Threedots”, Fifi e cila jo vetëm e ka pëlqyer këngën por e përshtati dhe e kthehu në një dedikim për partnerin e saj, Adis Patushi.
Në tekstin e këngës thuhet për “Fatushin po më qan zemra” që Fifi e zëvendësoi me fjalën “Patushi” duke krijuar kështu një dedikim të ri dashurie për partnerin e saj.
Ehhh po nuk është kot tekstshkruese e mirë tjetra. Ju tashmë i dini dhe i pëlqeni tekstet e këngëve të saj.